E rëndë! U përplas nga kamioni, humb jetën ish-kampioni i çiklizmit

E rëndë! U përplas nga kamioni, humb jetën ish-kampioni i çiklizmit

20:52, 30/11/2022

Ish-kampioni i çiklizmit Davide Rebelin ka ndërruar jetë si pasojë e një aksidenti rrugor. 51-vjeçari po ngiste biçikletën e tij për një stërvitje kur u godit dhe përplas nga një kamion në zonën e Vicenzës.

Shoferi i kamionit nuk e kishte vënë re aksidentin dhe vazhdoi rrugën e tij.

Ai ishte çiklist profesionist që nga viti 1992. Rebelin kishte fituar një garë Amstel Gold, tre edicione të Freccia Vallone dhe një fazë të “Giro d’Italia” në karrierën e tij.

Rebelin pati marrë dhe një medalje argjendi në Lojërat e Pekinit, por iu u hoq më vonë për shkak se testi i dopingut rezultoi pozitiv.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco