Tifozët u revoltuan, Vllaznia del me reagim zyrtar për biletat e Superkupës ndaj Tiranës

Tifozët u revoltuan, Vllaznia del me reagim zyrtar për biletat e Superkupës ndaj Tiranës

18:23, 30/11/2022

Vllaznia do të përballet ndaj Tiranës, të mërkurën e 7 dhjetorit në orën 19:00, në stadiumin “AIR Albania” për Superkupën e Shqipërisë.

Pas revoltimit të tifozëve shkodranë se shitjet e biletave po kryhej vetëm në kryeqytet, klubi i Vllaznisë ka dalë me një komunikatë zyrtare duke i bërë me dije tifozëve se pas dakordësisë me FSHF-në, biletat tani mund të shiten edhe në sportelin pranë stadiumit “Loro Boriçi”.

NJOFTIM

KF Vllaznia bën të ditur se për t'i ardhur në ndihmë tifozëve shkodranë që duan të jenë të pranishëm në ndeshjen finale të Superkupës ndaj Tiranës, që do të luhet më 7 dhjetor ora 19.00 në "Air Albania", në bashkëpunim me FSHF si organizatore e ndeshjes, kanë vendosur që biletat e saj të shiten edhe në Shkodër.

Për këtë arsye, bëjmë me dije se sporteli pranë stadiumit "Loro Boriçi" do të jetë i hapur që prej datës 4 dhjetor deri ditën e ndeshjes sipas orareve të mëposhtme:

Paradreke: 10.00- 14.00

Pasdreke:  17.00- 20.00

Eja edhe ti!

Një ndeshje ku nuk duhet të mungosh!

Forca Vllaznia!

(Shënim: Tribuna e caktuar për tifozët kuqeblu është ajo pas porte nga ana e Hotel "Sheraton")

 

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco