Lot dhe emocione në Barcelonë, Pique e mbyll me fitore karrierën

Lot dhe emocione në Barcelonë, Pique e mbyll me fitore karrierën

23:06, 05/11/2022

Barcelona fitoi 2-0 ndaj Almerias, sukses që ka ngjitur ekipin e Xavit përkohësisht në krye të La Liga-s.

Ousmane Dembele (eurogol) dhe Frenkie De Jong realizuan golat e fitores për katalanasit në minutat 48’ dhe 62’, teksa Robert Lewandowski humbi një penallti në minutën e shtatë.

Gerard Pique zbriti për herë të fundit në “Camp Nou” me fanellën e Barcelonës.

Sfida nisi me emocione të shumta, shokët kishin veshur të gjithë fanellat me emrin e tij, teksa 35-vjeçari, i cili ka vendosur të tërhiqet nga futbolli aktiv, ishte i shoqëruar nga djemtë e tij.

Tifozët shpërthyen në kore mbështetëse ndaj qendërmbrojtësit spanjoll, i cili fitoi 30 trofe gjatë 14 viteve që luajti me Barcelonën e tij të dashur.

Pique nuk i mbajti lotët në minutën e 85’ kur u zëvendësua, moment që përloti të gjithë të pranishmit në “Camp Nou”.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco