Shitet makina e Cristiano Ronaldos në Kroaci: Nuk kemi pasur kurrë një automjet kaq të njohur

Shitet makina e Cristiano Ronaldos në Kroaci: Nuk kemi pasur kurrë një automjet kaq të njohur

16:51, 02/11/2022

Në faqen e njohur kroate “Njuškalo”, u shfaq një reklamë ku shitej një Audi RS7 me 605 kuaj fuqi, një makinë e “flotës së Real Madridit” e vitit 2017, e cila i përkiste Cristiano Ronaldos.

Kompania nga Osijeku që shet makinën thekson në reklamë se Cristiano Ronaldo ka shkuar me të në stërvitje dhe ka udhëtuar 28 mijë kilometra. Çmimi është 110.000 euro dhe kompania pretendon se kurrë nuk kanë ofruar një makinë kaq të njohur.

“Kemi shumë të interesuar, ende nuk kemi pasur një makinë kaq të njohur në kompaninë tonë”, ka thënë për 24sata.hr kompania që ka publikuar reklamën, duke konfirmuar kështu vërtetësinë e reklamës.

Makina i është caktuar Ronaldos si mjet nga sponsori për të shkuar në seancat stërvitore, teksa është e regjistruar deri në tetor 2023.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco