E bujshme, Simon Simoni transferohet në Bundesliga

E bujshme, Simon Simoni transferohet në Bundesliga

16:36, 02/11/2022

Portieri i Dinamos, Simon Simoni, do të transferohet në janar në një nga pesë skuadrat kryesore të Bundesligës Gjermane.

Burime të sigurta nga klubi gjerman, i cili do të zbulohet në javët e ardhshme, konfirmojnë për Super Sport se është arritur marrëveshja paraprake, ndërsa po përcaktohen detajet e fundit, por vetëm në muajin e parë të vitit 2023 do të publikohen të gjitha detajet e kontratës.

Të njëjtat burime bëjnë me dije se portieri 18-vjeçar do të nisë përgatitjet për transferimin që do të kryhet në merkaton dimërore. Simoni do të nisë mësimin e gjuhës që të përshtatet shpejt me Gjermaninë dhe kampionatin atje, para se të konkretizohet kjo lëvizje.

Minutazhi i aktivizimit me Dinamon do të reduktohet dhe fokusi do të jetë që lojtari i Shqipërisë U-21 të jetë gati për nisjen e aventurës së re.

 

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco