'Karrierën e mbyll te Reali’, Toni Kroos flet me bindje: S’dua të luaj në asnjë klub tjetër

'Karrierën e mbyll te Reali’, Toni Kroos flet me bindje: S’dua të luaj në asnjë klub tjetër

15:57, 02/11/2022

Toni Kroos dëshiron që ta mbyllë karrierën me Real Madrid. Gjermani e ka deklaruar këtë teksa është pyetur në lidhje me kontratën e tij, që përfundon në fund të këtij sezoni.

‘Dua të mbyll karrierë me Real Madrid. Nuk e di se kur, por nuk dua të luaj me asnjë klub tjetër,’-shprehet 32-vjeçari, i cili saktëson se në ‘2023 ka lënë një takim për këtë çështje me drejtuesit e Real Madrid’.

Deri më tani është raportuar se gjermani mund të zgjasë kontratën edhe për 1 vit tjetër.

Toni Kroos erdhi nga Bayern Mynchen te Reali në vitin 2014 dhe që prej atëhere ka bërë më shumë se 380 paraqitje me spanjollët.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco