Problemet fizike e shqetësojnë, Lukaku merr avionin për në Belgjikë

Problemet fizike e shqetësojnë, Lukaku merr avionin për në Belgjikë

15:41, 02/11/2022

Romelu Lukaku, sikurse raporton “Sky”, ka fluturuar drejt Belgjikës për t’u ekzaminuar nga mjekët e kombëtares së tij pas problemit të fundit fizik që nuk e lejoi të vihej në dispozicion të Inzaghit për ndeshjen e Mynihut. Në marrëveshje me Interin, qendërsulmuesi në pronësi të Chelsea-t është rikthyer në atdheun e tij për t’iu nënshtruar kontrolleve të mëtejshme me qëllim rikuperimin e plotë para Botërorin.

Lukaku nuk do të jetë në dispozicion të Inzaghit kundër Juventusit, në derbin e Italisë, si dhe në raundin e mesjavës në Serinë A dhe, pothuajse me siguri, edhe në ndeshjen e fundit para së të nisë eventi më i rëndësishëm sportiv i vitit. Sulmuesi belg nuk mund të rrezikojë përpara se të nisë aventurën botërore.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco