Superliga/ S’ka fitues në dy sfidat e para të javës së 11-të

Superliga/ S’ka fitues në dy sfidat e para të javës së 11-të

15:09, 02/11/2022

Dueli mes Erzenit dhe Kastriotit i luajtur në “Niko Dovana”, i vlefshëm për javën e 11-të të “Abissnet Superiore”, u mbyll në barazimin 1-1.

Sfida nisi mjaft mirë për krutanët, të cilët gjetën rrjetën që në minutën e 7’ me Grecën.

Më pas ishin shijakasit të cilët tentuan të gjenin golin dhe këtë e bën vetëm në pjesën e dytë me Nonaton.

Të dyja skuadrat provuan sërish për të gjetur avantazhin, por pa fat, me rezultatin që ngeli i pandryshuar deri në fund të sfidës.

Kështu Erzeni vazhdon të qëndrojë në vendin e 3-të me 17 pikë, ndërsa Kastrioti në vendin e 6-të me 14 pikë.

Edhe Bylisi me Teutën kanë ndarë pikët së bashku, në një barazim me rrjeta të paprekura 0-0, në stadiumin “Adush Muça”, e vlefshme për javën e 11-të në Kategorinë Superiore.

Një sfidë me shumë raste për gol dhe me pretendime për penallti nga të dyja krahët, por me arbitrin kryesor, Eldorjan Hamitin, që nuk ka vërshëllyer në asnjë nga të dyja rastet.

Durrsakët nga minuta e 84′ kanë qenë në inferioritet numerik, pasi qendërmbrojtësi Artan Jazxhi ka marrë kartonin e dytë të verdhë pas një faulli të shkaktuar në dëm të kundërshtarit.

Me këtë ndalesë, Bylisi ngjitet përkohësisht në vendin e shtatë me 12 pikë, ndërsa Teuta e Bledi Shkëmbit mbetet sërish në vendin e fundit me 8 pikë të grumbulluara.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco