Newcastle dhe Everton interesohen për huazimin e Armando Brojës

Newcastle dhe Everton interesohen për huazimin e Armando Brojës

13:43, 02/11/2022

Ylli shqiptar në rritje, Armando Broja është në interesin e dy skuadrave angleze.

Lojtari i Chelseat nuk po merr minutat maksimale në ‘Stamford Bridge’ dhe kjo bën që disa skuadra të interesohen nëse mund të kenë shërbimet e tij.

Sipas raportimeve të Ben Jacobs, për Armando Brojan po interesohen Newcastle dhe Everton.

Të dyja skuadrat duan të bëjnë lëvizje drejt shqiptarit, qysh në merkaton e janarit, për ta marrë kartonin e tij në formë huazimi.

Ditë më parë, Broja është shprehur i lumtur për rinovimin me Chelsea, duke përsëritur se ‘Blutë’ janë skuadra e ëndrrave të tij.

Mbetet të shihet nëse Graham Potter dhe krerët e Chelsea do të shqyrtojnë mundësinë që ta dërgojnë sulmuesin kuqezi në huazim.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco