U realizuan 41 autogola, dy klubet pezullohen përgjithnjë nga futbolli

U realizuan 41 autogola, dy klubet pezullohen përgjithnjë nga futbolli

15:20, 29/10/2022

Ndeshja e kategorisë së tretë në Afrikën e Jugut mes Matiyasi-Nsami Mighty Birds u mbyll me rezultatin 59-1. Skuadrës vendase në fakt i duhej një golavarash +18, për t’u ngjitur një ligë më sipër, mirëpo në fund fituan me 48 gola diferencë nga të cilat 41 ishin autogola.

Sigurisht, në një ndeshje të tillë, nuk mund të mos kishte një hetim dhe me përfundimin e tij është bërë e ditur se të dyja klubet janë të përjashtuara përjetësisht nga futbolli.

Për t’u habitur është fakti se edhe një tjetër ndeshje, Shivulani Dangerous Tigers- Kototo Happy Boys u mbyll me rezultatin 33-1. Edhe në këtë ndeshje pati autogola, shtatë të tillë të realizuar “gabimisht” nga skuadra mike. Në lidhje me këtë sfidë, është vendosur e njëjta masë, përjashtim përjetë i të dyja klubeve.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco