VIDEO/ Atletico humb penallti, Porto feston në avion kualifikimin në Champions

VIDEO/ Atletico humb penallti, Porto feston në avion kualifikimin në Champions

10:45, 27/10/2022

Janë publikuar pamjet e lojtarëve dhe stafit të Portos teksa festojnë humbjen e penalltisë nga ana e Atletico Madrid mbrëmjen e djeshme, që rezultoi në kualifikimin e skuadrës portugeze në 1/-8 e Ligës së Kampionëve.

Më herët, Porto kishte mundur kryesuesit e grupit, Club Brugge 4-0, dhe lojtarët dhe stafi po prisnin me emocion përfundimin e ndeshjes mes Atletico-s dhe Bayer Leverkusen, e cila përfundoi në barazim 2-2.

Në mënyrë dramatike,  Yannick Carrasco humbi penallti minutën e 98-të, duke i hequr shanset Atletico-s për të kapur gjigantët portugez në Grupin B. Humbja e penalltisë nga ana e Carrasco-s, solli një festë të madhe mes lojtarëve dhe stafit të Portos.

Pamjet tregojnë skuadrën duke parë momentin vendimtar në telefonat e tyre ndërsa udhëtonin për në Portugali me avion dhe në momentin e humbjes së penalltisë, shpërtheu festa e madhe.

Padyshim, momente lumturie dhe të paharrueshme për Porton dhe të gjithë tifozët e tyre.

 

 

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco