VIDEO/ Kane ‘dërgoi’ Tottenhamin në 1/8-tat e Ligës së Kampionëve, por VAR i anuloi golin pas katër minutash

VIDEO/ Kane ‘dërgoi’ Tottenhamin në 1/8-tat e Ligës së Kampionëve, por VAR i anuloi golin pas katër minutash

09:37, 27/10/2022

Mbrëmë, lojtarët e Tottenham dhe tifozët e tyre përjetuan emocione gëzimi dhe zhgënjimi të madh në harkun kohor të vetëm katër minutave dhe mund të “falenderojnë” teknologjinë VAR për gjithçka.

Në javën e pestë të Ligës së Kampionëve, Tottenham po humbiste ndaj Sportingut deri në minutën e 80-të me golin e Marcus Edwards, produkt i akademisë së klubit londinez, teksa më pas Rodrigo Bentancur barazoi në 1-1.

Klubit londinez i duhej një fitore për të kaluar në raundin e 1/8-tave, kështu që skuadra e Antonio Contes bëri gjithçka për të shënuar.

Lojtarët e Tottenhamit e arritën atë në minutën e 90+5’ kur Harry Kane shënoi për të çuar në festë si lojtarët në fushë ashtu edhe tifozët në tribunë.

 

 

Pati një festë të madhe, por arbitri Danny Makkelie priti kolegët e tij nga dhoma VAR për të kontrolluar nëse Kane ishte jashtë loje pas pasimit të Emerson Royal.

Pas një pauze prej katër minutash, vendimi ishte: Kane ishte në pozicion minimal jashtë loje dhe goli u anulua në minutën e 90+9’.

 

 

Shumë menduan se nuk bëhej fjalë për offside sepse Emersoni ishte përballë Kane në momentin e pasimit të topit, por sipas rregullave të lojës së futbollit nuk shikohet se ku është sulmuesi, por ku është topi në momentin e pasimit

Vendimi i arbitrit e zemëroi shumë Antonio Conten, i cili u ndëshkua me karton të kuq dhe nuk do të udhëheqë skuadrën në ndeshjen e xhiros së fundit ndaj Marsejës, e cila humbi me Eintracht 2-1 në këtë raund.

 

 

Para javës së fundit, të katër skuadrat janë në garë dhe të gjitha shpresojnë të kalojnë në fazën e 1/8-tave.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco