VIDEO/ Gafë e pafalshme, Nunez gabon me portën boshatisur

VIDEO/ Gafë e pafalshme, Nunez gabon me portën boshatisur

09:19, 27/10/2022

Sulmuesi uruguaian, Darwin Nunez bëri një nga gafat më të mëdha që është parë ndonjëherë në Ligën e Kampionëve në ndeshjen ndërmjet Ajaxit dhe Liverpoolit (0-3).

Lojtarët e Liverpool-it zyrtarizuan vendin e tyre në fazën tjetër duke fituar ndaj rivalit të tyre të drejtpërdrejtë Ajax, teksa rasti i humbur nga sulmuesi uruguaiani në minutën e 44-të do të përflitet gjatë.

Para tij kishte një portë bosh, por goditi shtyllën vetëm nga pak metra larg. Megjithatë, Nunez tundi rrjetën në fillim të pjesës së dytë dhe disi korrigjoi gabimin që ia kaloi atij të Danilo Sikan të Shakhtar Donetsk në ndeshjen kundër Celtic.

Nunez u transferua te Liverpool nga Benfica në një transfertë prej 100 milionë euro plus 25 milionë bonuse, por në fillimet e karrierës në Anfield nuk ia doli mirë dhe tifozët e këtij klubi ende presin ndeshjet më të mira prej tij.

Sezonin e kaluar Nunez shënoi 34 gola në të gjitha kompeticionet për Benfica-n dhe ky ishte rekomandimi i tij më i mirë për një transferim te Liverpool.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco