Lajmi i fundit

TASK FORCE/ Zgjedhjet europiane, 'Vaterloja' e të majtës

Kualifikohet Interi, Lukaku rikthehet me gol

Kualifikohet Interi, Lukaku rikthehet me gol

21:19, 26/10/2022

Interi siguron kualifikimin në fazën e 1/8-ave të Champions League një javë para përfundimit të ndeshjeve në grupe, duke thyer të gjitha parashikimet dhe duke dërguar zyrtarisht Barcelonën në Europa League.

Zikaltrit ia dolën të triumfojnë me rezultatin e thellë 4-0 në “Match point”-in ndaj Victoria Plzen dhe të avancojnë më tej, në një ndeshje të dominuar totalisht nga fillimi në fund.

Heinrikh Mkhitaryan zhbllokoi sfidën në minutën e 35-të me një goditje me kokë, ndërsa më pas ishte Edin Dzeko që shënoi dy herë në të 42-ën dhe 66-ën.

Për të vulosur suksesin mendoi Romelu Lukaku, që u rikthye pas thuajse 2 muajsh në fushë dhe arriti të dërgojë topin në rrjetë.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco