Lajmi i fundit

ÇIM PEKA LIVE/ Beleri eurodeputet i burgosur

Dybala shpreson për 'Katar 2022', ditët në vijim tregojnë sa do të mungojë argjentinasi

Dybala shpreson për 'Katar 2022', ditët në vijim tregojnë sa do të mungojë argjentinasi

20:21, 26/10/2022

La Gazzetta Dello Sport raporton se Paulo Dybala do t’i nënshtrohet ekzaminimeve mjekësore në fundjavë. Në ditët në vijim “La Joya” do të kuptojë nëse do të jetë gati për Kupën e Botës ose jo. Argjentinasi po punon fortë me stafin mjekësor që të hedhur pas krahëve dëmtimin.

Ish-sulmuesi i Juventusit vazhdon të jetë jashtë fushe për shkak të një dëmtimi të pësuar më 9 tetor në fitoren 2-1 të Romës ndaj Lecces. Dybala po kryen seanca fizioterapie dy herë në ditë duke punuar rreth 4 orë.

Trajneri i përfaqësueses së Argjentinës Lionel Scaloni do të shpallë të premten skuadrën e tij provizore për Kupën e Botës ku me shumë gjasa Dybala do të jetë pjesë e saj.

Megjithatë, kjo nuk do të thotë se Dybala do të jetë në listën përfundimtare të Kupës së Botës, e cila publikohet në muajin e ardhshëm. Me 13 nëntor Serie A përfundon, një javë para fillimit të botërorit. Mbetet për t’u parë nëse lojtari do të rikuperohet në kohë.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco