Ndryshimi i jashtëzakonshëm fizik i McGregor po shkakton probleme, ai nuk mund të...

Ndryshimi i jashtëzakonshëm fizik i McGregor po shkakton probleme, ai nuk mund të...

18:47, 26/10/2022

Luftëtari irlandez i MMA Conor McGregor së fundmi ka pësuar një transformim tw jashtwzakonshwm fizik teksa përgatitet të kthehet në ‘luftime’.

McGregor nuk ka luftuar që nga korriku i vitit 2021, kur kundërshtari i tij ishte Dustin Poirier, dhe kjo përballje u ndërpre sepse irlandezi theu këmbën. Ai nuk ka luftuar që atëherë dhe ka spekulime nëse po kujdeset për trupin e tij apo jo.

Mirëpo, fotot dhe videot që poston në rrjetet sociale tregojnë se ai ka bërë një transformim të madh dhe se po hyn në një formë që fansat dhe kundërshtarët nuk e kanë parë më parë.

Ai ka postuar një foto në “Twitter” ku shfaq duart e tij të mëdha. Në përshkrim ka deklaruar se nga dera kalon anash. Trupi i tij është më i gjerë se dera e tualetit ku është fotografuar. Disa muaj më parë ai tha se fitoi 15 kg muskuj dhe asnjë pikë yndyrë.

Pasi të kthehet, McGregor ka një punë të vështirë përpara tij. Ai humbi disa luftime radhazi, dhe disa pretendojnë se ai nuk do të jetë më i njëjti.

Megjithatë, ai vazhdon të “thirr” luftëtarët e tjerë, dhe të fundit që u “shënjestruar” ishin Islam Mahaçev dhe Aleksandër Volkanovski.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco