Tirana me probleme përballë Erzenit, dy mungesa të rëndësishme për bardheblutë

Tirana me probleme përballë Erzenit, dy mungesa të rëndësishme për bardheblutë

09:46, 19/10/2022

Vesel Limaj rrezikon të humbasë sfidën me Erzenin. Lojtari nuk luajti së bashku me Patrick në takimin me Bylisin dhe gjendja e tij vazhdon të jetë jo e mirë. Lojtari ka një infeksion që nuk e lë të stërvitet.

Stërvitjen e djeshme, Shehi e nisi me një analizë të thjeshtë, më pas grupi mori ngarkesë për sfidën që do të luhet ditën e shtunë në orën 15:00.

Takimi do të luhet në “Selman Stërmasi”. Bardheblutë nuk humbasin që prej sfidës me Vllazninë në shtëpi. Më pas kanë grumbulluar 11 pikë në kampionat.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco