Takim surprizë mes Milanit dhe Leaos, caktohet afati i fundit për rinovimin e kontratës

Takim surprizë mes Milanit dhe Leaos, caktohet afati i fundit për rinovimin e kontratës

09:14, 19/10/2022

Milan dhe Rafael Leao kanë pasur një takim surprizë ku është diskutuar për rinovimin e kontratës.

Ylli portugez i Milan, i cili u shpall lojtari më i mirë i vitit në Serie A, po afron drejt fundit të kontratës me ‘Rossoneri’.

Në takim me krerët e Milan ishte një mik i ngushtë i babait të Leao, por ishte paksa e papritur që ai u shfaq pa praninë e lojtarit.

Sipas ‘Sky Sport Italia’, Milan shpresojnë të marrin nënshkrimin nga Leao para fillimit të Kupës së Botës.

Kjo edhe për shkak se drejtuesit kanë frikë që paraqitjet e tij në Katar vetëm sa do të rrisin interesimin për të.

Leao aktualisht fiton më pak sesa 2 milionë euro për sezon dhe Milan thuhet se do të bëjnë ofertën hapëse prej 7 milionë euro për vit.

Problemi më i madh mbetet borxhi që Leao i ka skuadrës së Sporting Lisbonës, që shkon në 19 milionë euro. Lojtari pret që Milan dhe Lille ta ndajnë këtë borxh.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco