'Heroi i punës', si arriti Benzema të thyejë dominimin e dyshes Ronaldo-Messi

'Heroi i punës', si arriti Benzema të thyejë dominimin e dyshes Ronaldo-Messi

08:56, 19/10/2022

Karim Benzema ndoqi ëndrrën dhe ia doli ta kurorëzonte atë. Pas një karriere të gjatë nën hijen e Cristiano Ronaldos dhe Lionel Messit, sulmuesi francez i Realit të Madridit u zgjodh si futbollisti më i mirë i botës duke fituar për herë të parë “Topin e Artë” ditën e hënë në Paris.

 Në moshën 34-vjeçare arriti kulmin e karrierës në sezonin e kaluar duke fituar La Ligën dhe Champions-in, duke qenë lojtari më i rëndësishëm për dy titujt e Realit të Madridit. Nuk ka pasur asnjë diskutim mbi faktin që francezi e meritoi çmimin, i cili deri tani nuk kishte qenë kurrë as në treshen e France Football.

Në sezonin që lamë pas, ritmi i Benzemasë ishte më i lartë sesa Messi dhe Cristiano. Argjentinasi mbeti jashtë listës së lojtarëve të nominuar në këtë edicion. Për herë të parë që nga viti 2006, kur ishte 19 vjeç. Ronaldo në anën e tij ishte në listë, por përfundoi në vendin e 20-të. Ky ishte pozicioni më i ulët që ka pasur ndonjëherë në karrierë.

Por dominimi i Benzemasë nuk ka qenë thjesht te 4 titujt e fituar. Nga momenti kur Cristiano u largua nga Reali i Madridit, francezi ka përmirësuar ndjeshëm golat dhe asistet deri sa në vitin e kaluar i kaloi të dy në të gjitha statistikat.

44 golat e shënuar dhe 15 asistet e Benzemasë në të gjitha kompeticionet e shndërrojnë atë në sulmuesin e dytë më produktiv të sezonit të kaluar. Vetëm sulmuesi i PSG-së Kylian Mbappe ka prodhuar më shumë gola (39 gola dhe 21 asiste). Benzema arriti të shënonte 27 gola në La Liga, 15 në Champions dhe 2 në Superkupën e Spanjës. Ai ishte golashënuesi më i mirë në 3 kompeticionet dhe nuk e gjeti dot rrugën e rrjetës vetëm në Kupën e Mbretit.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco