Truk apo marketing: Lewandowski mbante një orë 43 euro në ceremoninë e Topit të Artë

Truk apo marketing: Lewandowski mbante një orë 43 euro në ceremoninë e Topit të Artë

22:13, 18/10/2022

Sulmuesi polak Robert Lewandowski në ceremoninë e mbrëmshme të Topit të Artë në Paris tërhoqi  vëmendjen me orën që mbante në dorë.

Kështu, ylli i Barcelonës kishte në dorë një orë të modelit Unisex Casio Vintage që kushton më pak se 43 euro, sipas Mundo Deportivo.

Mediat spanjolle po spekulojnë se ndoshta bëhet fjalë për një truk marketingu apo thjesht Lewandowski nuk shpenzon para për ora të shtrenjta, pasi pak muaj më parë iu vodh një model i markës prestigjioze Patek Phillippe me vlerë 70 mijë euro.

Vjedhja ka ndodhur teksa ai ishte duke firmosur autografe nga makina e tij dhe një orë më vonë policia e ka gjetur dhe ia ka kthyer.

Ashtu siç pritej, fotoja e orës së bomberit polak u bë virale në rrjetet sociale dhe shumë shpejt u bë hit.

Image

Kujtojmë se mbrëmë sulmuesi francez Karim Benzema fitoi Topin e Artë, ndërsa Lewandowski mori trofeun Gerd Muller për golashënuesin më të mirë në Europë sezonin e kaluar.

Përveç Lewandowskit dhe Benzemas, në pesë të parët ishin edhe Sadio Mane (Bayern), Kevin de Bruyne (Manchester City) dhe Mohamed Salah (Liverpool).

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco