Ndezi duhan gjatë ndeshjes, veprimi i kushton shtrenjtë Nainggolan-it

Ndezi duhan gjatë ndeshjes, veprimi i kushton shtrenjtë Nainggolan-it

21:48, 18/10/2022

Mesfushori belg Radja Nainggolan është një emër i njohur në botën e futbollit dhe nuk është sekret se ai është një nga futbollistët e paktë që pi cigare.

Pas një karriere të madhe në Serinë A, Nainggolan vitin e kaluar vendosi të kthehet në vendlindje, ndaj pas skadimit të kontratës me Interin, ai nënshkroi për Royal Antwerp, një klub nga vendlindja e tij.

Mirëpo, së fundmi ai u përjashtua nga ekipi i parë për shkak të duhanit.

Edhe pse drejtuesit e Antwerp-it e dinin për këtë zakon të tij jo sportiv, e toleruan, por kur ai vendosi të ndezë një cigare në pankinë gjatë një ndeshjeje të kampionatit belg kundër Standardit, ishte pika e fundit.

Ai u pezullua dhe u transferua në një ekip tjetër dhe nuk do të jetë çudi nëse futbollistit 34-vjeçar së shpejti do t'i duhet të kërkojë një klub të ri.

Image

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco