U konfirmua se ka humbur Botërorin, Diogo Jota emocionon të gjithë me reagimin e tij

U konfirmua se ka humbur Botërorin, Diogo Jota emocionon të gjithë me reagimin e tij

20:58, 18/10/2022

Diogo Jota do të mungojë në Kampionatin Botëror që do të nisë muajin tjetër në Katar.

Ai pësoi një lëndim në ndeshjen ndaj Manchester Cityt dhe sot u konfirmua se ai do të mungojë për Portugalinë në Botëror.

Lidhur me këtë, Jota bëri një reagim në rrjetet sociale, duke emocionuar të gjithë me fjalët e tij.

“Pas një nate kaq të mirë në Anfield, e imja përfundoi në mënyrën më të keqe. Në minutën e fundit, ëndrrat e mia u shuan. Do të jem një tjetër tifoz nga jashtë i klubit dhe vendit dhe do të luftojë për t’u rikthyer sa më shpejt që të jetë e mundur”, shkroi portugezi.

 

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco