Lajmi i fundit

VIDEO-E vranë, e zhveshën dhe i zhdukën dokumentet/ Si u ekzekutua recepsionisti në Dhërmi

Topi i Artë/ Ancelotti i pakënaqur me përzgjedhjet: Nuk i kuptoj kriteret

Topi i Artë/ Ancelotti i pakënaqur me përzgjedhjet: Nuk i kuptoj kriteret

19:54, 18/10/2022

Trajneri i Real Madridit, Carlo Ancelotti thotë se nuk i kupton kriteret me të cilat Manchester City dhe Liverpool janë përpara Klubit Mbretëror në listën e skuadrave më të mira në botë.

 

Nga Real Madridi, përveç fituesit të Topit të Artë, Karim Benzema, në dhjetëshen e parë përfunduan Thibaut Courtois (7), Vinicius Junior (8) dhe Luka Modric (9).

 

“Jam krenar për sukseset e lojtarëve të mi, jemi shumë të lumtur që Karim arriti të fitojë Topin e Artë. Gjithashtu dua të shpreh krenarinë për suksesin e Courtois, Modric dhe Vinicius, dhe fakti është se Real Madridi ka gjithçka të nevojshme për sukses: histori, traditë, lojtarë cilësorë, atmosferë dhe kompetencë”, tha Ancelotti.

 

Megjithatë, ai nuk mund ta fshehë zhgënjimin që sipas votave të France Football, Reali është vetëm në vendin e tretë në listën e klubeve më të mira në botë. Është e qartë se Klubi Mbretëror fitoi gjithçka që ishte e mundur për t’u fituar sezonin e kaluar, por gjithsesi përfundoi pas Manchester City dhe Liverpool.

 

"Nuk i kuptoj kriteret e votimit në nivel klubi. Nuk mendoj se japin një pasqyrë reale të skuadrave sepse Real Madridi me titullin kampion evropian ishte më i miri. Kam shumë respekt për çmimet, por ne jemi skuadra që fituam çmimin më të madh në këtë nivel në maj", thotë tekniku italian.

 Në fund, Ancelotti shton se disa lojtarë të tjerë të Realit duhet të ishin në mesin e 30 më të mirëve:

 

“Jam i habitur që disa nga lojtarët tanë, si Kroos, Valverde, Militao apo Alaba, nuk ishin në mesin e 30 më të mirëve. Disa do të thonë se jam i njëanshëm dhe në konflikt interesi, ndoshta jam, por kështu mendoj. "

 

Reali së fundmi festoi në El Clasico ndaj Barcelonës dhe kështu u rendit në vendin e parë në tabelën e La Ligas me 25 pikë, tre më shumë se Barcelona, ​​e cila është në vendin e dytë.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco