FSHF gjobitet nga UEFA me shumën e majme, shkak bëhet...

FSHF gjobitet nga UEFA me shumën e majme, shkak bëhet...

18:07, 18/10/2022

Sendet e hedhura në fushë në ndeshjen me Islandën nga tifozët do ti kushtojnë jo pak Federatës Shqiptare të Futbollit, pasi UEFA ka vendosur ta dënojë me 54 mijë e 125 euro. Si të mos mjaftonin problemet sportive, pasi kuqezinjtë dështuan të arrinin objektivin në Ligën e Kombeve, tani federata gjobitet edhe me shifrën e majme.

Në ndeshjen kundër Islandës në Air Albania, e fundit e luajtur në Ligën e Kombeve të këtij edicioni, kombëtarja barazoi me rezultatin 1-1 edhe pse për shumë minuta udhëhoqi, duke qenë edhe me një lojtar më shumë në fushën e lojës.

Kjo shkaktoi irritimin e tifozëve, të cilët ishin të pakënaqur edhe për ndeshjet e tjera në këtë edicion të Ligës së Kombeve. Vetëm 3 ditë para kësaj ndeshje kuqezinjtë e Edy Reja-s ishin mposhtur me rezultatin 2-1 nga Izraeli.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco