Zbulohen 22 luftëtarët e 'El Clasico-s', formacionet zyrtare Real Madrid-Barcelona

Zbulohen 22 luftëtarët e 'El Clasico-s', formacionet zyrtare Real Madrid-Barcelona

15:28, 16/10/2022

Këtë të dielë pasdite, Real Madridi pret Barcelonën për “El Clasicon” e shumëpritur në stadiumin Santiago Bernabeu.

Në krye të renditjes së La Ligas (22 pikë secila), Reali dhe Barcelona na kanë ofruar një duel të madh nga distanca që nga fillimi i sezonit. Ka ardhur ora e llogarisë. Të sigurt për forcën e tyre dhe ende të pamposhtur këtë sezon në të gjitha kompeticionet, “Los Blancos” kanë treguar sovranitet që nga gushti në përputhje me sezonin e kaluar në Champions League. Kjo ndeshje është edhe një mundësi për shokët e Benzemës për t'i dhënë një tjetër goditje Barçës, që pothuajse është eliminuar nga Champions League.

Përveç mungesës së dukshme të Thibault Courtois në portë, Carlo Ancelotti rreshton një njëmbëdhjetëshe pa befasi.

Nga ana tjetër, Xavi, për të arritur te suksesi, vazhdon t'i besojë treshes Dembele-Lewandowski-Raphinha. Kounde rikthehet në qendër të mbrojtjes së bashku me Eric Garcian. De Jong është titullar.

Formacionet zyrtare:

Image

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco