Interi triumfon ndaj Salernitanës, ka minuta edhe për Asllanin

Interi triumfon ndaj Salernitanës, ka minuta edhe për Asllanin

15:05, 16/10/2022

Inter ka mposhtur me rezultatin 2-0 Salernitanën në “Giuseppe Meazza” , sfidë e vlefshme për javën e dhjetë në Serie A.

Interi dominoi nga fillimi deri në fund të ndeshjes dhe kaloi në avantazh në minutën e 14-të kur Lautaro Martinez shfrytëzoi pasimin e Nicolo Barella-s dhe shënoi për 1-0.

Në minutën e 33-të dhe të 36-të, Milan Skriniar pati dy mundësi, por nuk arriti të dyfishojë epërsinë. Në fund të pjesës, Federico Dimarco dhe Martinez humbën mundësitë dhe mysafirët ishin të lumtur të shkonin në pushim me vetëm një gol të pësuar.

Image

Në pjesën e dytë Interi vazhdoi me sulmet dhe në minutën e 58-të, arriti të shkonte te goli. Hakan Calhanoglu asistoi Barella-n, i cili mposhti Luigi Sepe dhe çoi rezultatin në 2-0.

Kristjan Asllani u fut në fushën e lojës në minutën e 72’ në vend të Mkhitaryan, por pa mundur të bënte ndonjë ndryshim të madh.

Pas kësaj ndeshje Inter ngjitet në vend të 7 me 18 pikë, teksa Salernitana renditet në vend të 12-të me 10 pikë.

 

 

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco