VIDEO/ E pazakontë, arbitri gjerman nokauton me bërryl lojtarin e Karlsruhes në mes të ndeshejs

VIDEO/ E pazakontë, arbitri gjerman nokauton me bërryl lojtarin e Karlsruhes në mes të ndeshejs

13:00, 16/10/2022

Një skenë të pazakontë është regjistruar në ndeshjen e djeshme të Bundesligës së 2-të ndërmjet Karlsruhes dhe Darmstadt, ku gjyqtari Alexander Sather dhe lojtari i ekipit vendas Paul Nebel kishin rolet kryesore.

Gjyqtari kryesor i ndeshjes, Sather, vendosi për pozicion jashtë loje në minutën e 25-të. Ai filloi të ngrinte dorën dhe në atë moment Nebeli vrapoi pranë tij. Mesfushori i Karlsruhes ishte i pakujdesshëm dhe Sather e goditi atë me bërryl aksidentalisht.

Për fat të mirë për Nebelin, ai nuk u lëndua dhe vazhdoi ndeshjen pasi mori ndihmën mjekësore. Situata mund të shihet në sekondën e 58-të të raportit të ndeshjes.

 

Për dijeni, ndeshja përfundoi me fitore e miqve me përmbysje. Karlsruhe kaloi në epërsi në minutën e 19-të me Schleusener, ndërsa në minutën e 49-të Pfeiffer barazoi 1-1.

Fitoren 2-1 të Darmstad e vulosi Tietz dy minuta para fundit për festën e madhe të mysafirëve.

 

 

 

 

 

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco