Heroi që bëri të rilindin pesë jetë të tjera

Heroi që bëri të rilindin pesë jetë të tjera

10:45, 12/10/2022

Lajm shumë i hidhur për botën e motoçiklizmit. Piloti holandez Victor Steeman , 22 vjeç, ka ndërruar jetë mbrëmjen e së martës, pasi nuk i mbijetoi plagëve të marra nga një aksident i rëndë të shtunën e kaluar në Portimao Circuit, në Portugali, ku po merrte pjesë në garën Supersport 300, kategoria e ulët e Superbike.

Dhjetë xhiro para fundit, Steeman u rrëzua në kthesën 14 në pistën portugeze pasi humbi kontrollin e Kawasaki Ninja 400. Për fat të keq ai më pas u godit nga një pilot tjetër që i shkaktoi dëmtime të shumta. Gara u pezullua me flamur të kuq dhe piloti u trajtua në pistë, përpara se të transferohej me helikopter në spitalin Faro.

Fatkeqësisht, tre ditë më vonë, Steeman vdiq në spital pasi nuk ishte në gjendje t’i mbijetonte plagëve të rënda të marra në kokë.

Familja e Steeman lëshoi ​​një deklaratë pasi mësoi për humbjen e madhe:

"Diçka që ju frikësoheni gjithmonë si baba i një garuesi me motoçikleta ka ndodhur. Viktori ynë nuk ka mundur të fitojë këtë garë të fundit. Pavarësisht humbjes dhe dhimbjes së padurueshme, ne jemi shumë krenarë të ndajmë me ju se heroi ynë, me vdekjen e tij, ka mundur të shpëtojë 5 persona të tjerë duke dhuruar organet e tij.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco