Shehi: Nuk mund të pësojmë gola në këtë mënyrë, Xhixha po kalon një moment të artë

Shehi: Nuk mund të pësojmë gola në këtë mënyrë, Xhixha po kalon një moment të artë

18:16, 07/10/2022

Tirana u ndal në një barazim 3-3 përballë Laçit në “Selman Stërmasi”, në javën e shtatë të Superiores. Në një prononcim për “Oversport”, trajneri i bardhebluve, Orges Shehi, u shpreh i zhgënjyer nga mënyra se si skuadra i ka pësuar golat.

“E pata thënë dhe para ndeshjes se është ndeshje e vështirë. Shumë pak gjëra gabim dhe aty u ndëshkuam. Sot kishte disa momente kur ndeshja ishte 2-1 mund ta mbyllnim ndeshje. Sigurisht futbolli i till është, duhet ta pranojmë rezultatin.

Nëse prisni gjykime në publik nga ana ime, këtë s’do ta merrni kurrë. E sigurt është që nuk kthejmë gjë mbrapa.

Në disa situata mund të bënim më mirë. Në tre javë nuk kemi pësuar dhe sot pësuam tre. Një skuadër që do të jetë në majë nuk mund të pësojë në këtë mënyrë. Nuk mund të shkojmë në një golavarazh të tillë. Xhixha ka momentin e tij më të mirë. Nuk ka gabuar përpara portës.

Situata të tilla marrja e vendimit është në të qindat e sekondat. Na vjen mirë që skuadra edhe kur pëson e kthen ndeshjen, edhe kur barazon e kthen ndeshjen në favorin e vetë. Kanë qenë gabime që mund t’i evitonim”, u shpreh Shehi.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco