Lajmi i fundit

LIVE/ Gazment Bardhi konferencë për shtyp

Trajneri i Laçit: Ky ekip do të ngjitet në tabelë, si Xhixha nuk ma ka bërë kush në karrierë

Trajneri i Laçit: Ky ekip do të ngjitet në tabelë, si Xhixha nuk ma ka bërë kush në karrierë

17:48, 07/10/2022

Trajneri i Laçit, Dejan Vukiçeviç, e ka cilësuar një pikë kthese atë të siguruar nga skuadra e tij ndaj Tiranës. Duke folur për “Oversport” ai insistoi se skuadra do të fillonte ngjitjen në tabelë sapo të rikuperoheshin të gjithë lojtarët e dëmtuar.

“Jam i kënaqur me shumë gjëra, me shumë nuk jam, por një pikë mund të ndihmojë për të kthyer situatën.

Kam besim te të gjithë që janë rreth ekipit. Ajo që më intereson është ekipi dhe jam mëse i sigurt që ekipi pak nga pak do të ecë përpara, pasi me Ujkën dhe Allën e Ariel mirë fizikisht, ky do të jetë ekip tjetër. Po presim Shkurtajn dhe jam i sigurt që pak nga pak ky ekip do të ngjitet në tabelë.

Pak nga pak po kthehen fizikisht në gjendje lojtarët që na duhen. Akoma nuk kemi luajtur me më të mirët, pasi ata që nuk kanë luajtur, nuk ishin mirë fizikisht dhe kanë cilësi të madhe.

Luajtëm me një skemë ndryshe se e dinim nga do të na vinte rreziku. Deshëm të dublonim krahët e mbrojtjes dhe t’i jepnim më shumë lirshmëri Mazrekajt në sulm e të përfitonim nga shpejtësia e Adeleke.

E kemi bërë skemën gjatë stërvitjeve si të mbroheshim ndaj tyre dhe na bëri tre gola, është hera e parë në karrierë që më shënon tre gola në një ndeshje një lojtar. Por 2 nga 3 i shënoi pas gabimeve tona. Gjithmonë u them lojtarëve që të respektojnë topin, të mos e humbin lehtë, shpesh e humbëm lehtë dhe humbëm besimin. Ky moment mbaroi, një ndeshje e mirë për tifozët dhe e bukur për t’i parë, për trajnerët e tjerë që të analizojnë gjëra dhe me këtë pikë do të përgatitemi për ndeshjet e tjera për të shkuar më lart”, tha Vukiçeviç.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco