Mourinho i thur elozhe 41 vjeçarit të Betis: Ai dhe Ibra nuk duan t'ia dinë për para, e dashurojnë futbollin

Mourinho i thur elozhe 41 vjeçarit të Betis: Ai dhe Ibra nuk duan t'ia dinë për para, e dashurojnë futbollin

17:27, 07/10/2022

Betis ka arritur që të marrë një fitore të madhe në transfertë ndaj Romës, duke e mposhtur me shifrat 2-1. Ajo që ka tërhequr vëmendje gjatë takimit ishte përqafimi i Mourinho me lojtarin 41-vjeçar të ekipit spanjoll, Joaquin Sanchez.

Ky i fundit e nisi si titullar dhe teksa la fushën e blertë, portugezi nuk mund të qëndronte pa e përgëzuar. “Është 41-vjeç dhe ka të njëjtin pasion për të luajtur, duke e bërë punën po me shumë cilësi.

Askush nuk do ta mendonte se Joaquin është 41 vjeç nëse e shihte vetëm duke luajtur. Unë kam shumë respekt për këta lloj lojtarësh, për të, për Ibrahimovic, sepse ata janë lojtarë që nuk duan t’ia dinë për para, por janë ende të dashuruar me futbollin”, tha Mourinho. 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco