Përmbyllet kursi i FSHF-së për Drejtor Sportiv, diplomohen 23 pjesëmarrësit

Përmbyllet kursi i FSHF-së për Drejtor Sportiv, diplomohen 23 pjesëmarrësit

12:55, 07/10/2022

Është përmbyllur me sukses kursi i radhës për Drejtor Sportiv që organizohet nga Federata Shqiptare e Futbollit dhe është një rol kyç në menaxhimin e klubeve të futbollit.

Kursi i udhëhequr nga Departamenti i Edukimit në FSHF nisi më 12 shtator dhe u mbyll sot me ceremoninë e diplomimit, ku ishte i pranishëm edhe Sekretari i Përgjithshëm i FSHF-s, Ilir Shulku.

Pjesëmarrësit në këtë kurs kanë marrë njohuritë e duhura nga lektorë të njohur që nga procesi i licencimit të futbollistit për të vijuar me teknikat e bilancit administrativ, organizimi i stadiumeve, licencimi i klubeve, administrimi i burimeve njerëzore, principet e komunikimit, marketingu dhe e drejta TV, rregullorja e lojës dhe kolegjiumet e arbitrave, analizat e një ndeshjeje futbolli, organizimi i sektorit të të rinjve, etj.

Duke iu drejtuar të sapodiplomuarve, Sekretari Shulku u uroi suksese në këtë kapitull të ri të karrierës së dhe vlerësoi punën që po bën FSHF nëpërmjet kurseve për të kualifikuar stafet teknike të klubeve shqiptare në të gjitha nivelet.

Gjithashtu, Sekretari i Përgjithshëm i FSHF-së u tha pjesëmarrësve se dera e FSHF-së është e hapur për të gjithë komunitetin e futbollit dhe do të mbështesë gjithmonë e më shumë edukimin dhe kualifikimin e personelit administrativ dhe drejtues të klubeve.

Në fund të ceremonisë u shpërndanë edhe diplomat e Drejtorit Sportiv për 23 pjesëmarrësit.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco