Lajmi i fundit

LIVE/ Nis protesta e qytetarëve para Bashkisë së Tiranës

Rikthehet Alban Hoxha, ja si pritet të rreshtohet Partizani sot ndaj Vllaznisë

Rikthehet Alban Hoxha, ja si pritet të rreshtohet Partizani sot ndaj Vllaznisë

11:20, 07/10/2022

Formacioni i Partizanit është plot dilema përpara kësaj ndeshjeje ndaj Vllaznisë.

Dyshimet nisin që nga porta, pasi në përballjet e fundit Rexhepi nuk ka treguar sigurinë e duhur dhe trajneri Kolela u tregua i dyzuar për zëvendësimin e tij në deklaratën pas derbit.

Shanset më të mëdha janë që në portë të rikthehet Alban Hoxha. Nga ana tjetër, Telushi, i cili shfaqi probleme muskulore në derbi, është në dyshim.

Ai u pa të stërvitej me pjesën tjetër të skuadrës në mbrëmjen e djeshme, por mbetet për t’u parë nëse do të luajë.

Siç dihet, në këtë sfidë mungon Matondo.

Mbrojtja pritet të jetë e njëjta me atë të derbit, ndërkohë që në mesfushë Rrapaj, Murataj dhe një mes Hotit e Telushit pritet të përbëjnë këtë repart.

Në sulm më shumë mundësi kthehet Cara, krah Da Silvës dhe Skukës.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco