Dybala krahason Allegrin me Mourinhon, zbulon ndryshimin e madh mes dy trajnerëve

Dybala krahason Allegrin me Mourinhon, zbulon ndryshimin e madh mes dy trajnerëve

10:06, 07/10/2022

Paulo Dybala ka zbuluar ndryshimin e madh mes Max Allegrit, trajnerit që kurrë nuk i besoi plotësisht gjatë aventurës së kaluar te Juventusi, dhe Jose Mourinhos, i cili ishte personi që e bindi të pranonte transferimin te Roma.

“La Joya” ka gjetur buzëqeshjen dhe golat në qytetin e përjetshëm dhe deri në këtë fazë të sezonit numëron 6 gola dhe 2 asiste mes kampionatit dhe Europa League.

Argjentinasi zbulon ku ishte problemi me Allegrin, ndërkohë që vlerëson shumë “Special One”.

“Unë mendoj se Allegri dhe Mourinho janë shumë të ngjashëm në disa gjëra dhe aspak në disa të tjera. Bisedoj shumë me Mourinhon, flasim dhe diskutojmë me njëri-tjetrin. Me Allegrin ndodhte më pak.

Pastaj, me Allegrin kishte shumë raste kur nuk binim fare dakord për shumë gjëra, por të dy mendonim për të mirën e Juventusit”, deklaroi 28-vjeçari latin, i cili po kalon një moment shumë të mirë te Roma.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco