VIDEO/ E shkel në kavilje, lojtari i Romës dëmton shokun e skuadrës

VIDEO/ E shkel në kavilje, lojtari i Romës dëmton shokun e skuadrës

08:58, 07/10/2022

Roma u mposht në shtëpi nga spanjollët e Betis, teksa krahas ndeshjes, verdhekuqtë do të humbin për disa javë edhe shërbimet e mbrojtësit turk Zeki Çelik, i cili u dëmtua që në minutën e katërt.

Ishte shoku i tij i skuadrës, Mancini, që në tentativë për të larguar një top, e shkeli rëndë në kavilje dhe kaq mjaftoi që Çelik të kërkojë ndihmën mjekësore e më pas të zëvendësohej, pasi nuk mund të qëndronte më në fushë.

Trajneri Mourinho u shfaq pesimist pas ndeshjes, duke paralajmëruar një dëmtim të rëndë të turkut, ndonëse vetëm gjatë të premtes do të kryhen vizitat e specializuara për të përcaktuar kohën e rikuperimit.

“Duhet të jemi optimistë, por në rastin e Zeki Çelik ndjesitë nuk janë aspak pozitive. Mjekët i druhen një dëmtimi që mund të kërkojë shumë kohë për rikuperimin, por vetëm në ditët e ardhshme do të mësojmë më shumë”, u shpreh Mourinho.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco