VIDEO/ Rasti i humbur i Ronaldos bën xhiron e botës, tifozët e United e dërgojnë portugezin në pension

VIDEO/ Rasti i humbur i Ronaldos bën xhiron e botës, tifozët e United e dërgojnë portugezin në pension

22:16, 06/10/2022

Mançester United arriti të fitonte në Europë dhe pas ndeshjes sërish është përfolur për yllin më të madh të “Djajve të Kuq”, Cristiano Ronaldon.

Si mysafirë,  Djajtë e Kuq mposhtën Omonian me rezultat 3-2, por goli i sulmuesit legjendar portugez mungoi.

Skuadra vendase i bëri të vuajnë lojtarët e United, duke qenë se pas 45 minutave të para kanë pasur edhe epërsinë falë golit të Ansarifardit në minutën e 34-të.

Megjithatë, në pjesën e dytë, United ktheu gjithçka falë golave të Rashford dhe Martial.

 

 

Tifozët e gjigantit anglez u detyruan të shqetësoheshin pasi United pësoi gol në minutën e 85-të me anë të Panagiotou. Gjithsesi, gjithçka duhet të ishte më e qetë nëse Ronaldo shënonte një gol të pastër në minutën e 78-të, por ai goditi shtyllën.

 

 

Ashtu siç pritej, rasti i humbur u bë hit në rrjetet sociale dhe tifozët e Manchester United po pyesin sërish nëse është vërtet koha që Ronaldo të tërhiqet.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco