I theu brinjët dhe hundën gjyqtarit, arrestohet futbollisti në Angli

I theu brinjët dhe hundën gjyqtarit, arrestohet futbollisti në Angli

22:21, 05/10/2022

Një futbollist i cili luan në ligat e ulëta angleze u arrestua me dyshimin se ka sulmuar rëndë një gjyqtar.

Dave Bradshaw ishte duke gjykuar ndeshjen e së shtunës midis Platt Bridge dhe Wigan Rose kur i dha kartonin e kuq një prej lojtarëve të Platt Bridge.

Pas kësaj, gjyqtari pësoi thyerje të hundës, katër brinjëve, një shpatull të dislokuar, një klavikulë të thyer, një tronditje dhe një lëndim në qafë.

Policia e Mançesterit tani ka konfirmuar se ka arrestuar një 24-vjeçar për incidentin.

"Ky është një sulm serioz në të cilin viktima pësoi lëndime të mëdha, por fatmirësisht jo aq sa për të rrezikuar jetën. Policia i merr sulmet si ky jashtëzakonisht seriozisht dhe ne do ta mbështesim viktimën ndërsa hetimi po përparon," tha një hetues i lartë dhe Detektivi inspektor John Davies.

Bradshaw u dërgua me urgjencë në spital, por tashmë për fat të mirë ka dalë nga spitali.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco