Leipzig sheh dritë në fund të tunelit, Salzburg 'kërcënon' Milanin dhe Chelsea-n

Leipzig sheh dritë në fund të tunelit, Salzburg 'kërcënon' Milanin dhe Chelsea-n

20:45, 05/10/2022

Zgjohet më në fund Leipzigu. Skuadra gjermane, e cila edhe në Bundesligë këtë sezon ka një ecuri me shumë luhatje, mori fitoren e parë në fazën e grupeve të Championsit pas dy humbjeve radhazi me Realin e Madridit dhe Shakhtar Donetskun. “Demat e Kuq” mposhtën 3-1 Celticun me gola të Nkunkou dhe Andre Silvës ( realizoi dygolësh), ndërsa finalizimi i miqve, që mban firmën e Jotas, i vlejti vetëm për statistikë ekipit skocez. Kur ka mbetur për t’u zhvilluar gjysmë e ndeshjeve, Leipzigu ka shanse reale për ta kaluar fazën e grupeve.

Në takimin mes Salzburgut dhe Dinamos së Zagrebit vendosi goli i Okafor me 11-metërsh në minutën e 71-të. Pas këtij turi, Salzburgu ka pesë pikë të fituara në tri ndeshje të luajtura dhe është i pari në tabelë, i dyti është Milani me katër pikë, Dinamo është i treti me tre pikë dhe i fundit është Chelsea me vetëm një pikë. Në ndeshjen e dytë të këtij grupi sonte, Chelsea dhe Milan takohen në Stamford Bridge.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco