Tifozët e Barcelonës kërcënojnë me vdekje futbollistin e Interit, partnerja publikon një pjesë të mesazheve

Tifozët e Barcelonës kërcënojnë me vdekje futbollistin e Interit, partnerja publikon një pjesë të mesazheve

19:50, 05/10/2022

Pas ndeshjes së Champions League, mbrojtësi i Interit, Alessandro Bastoni u kërcënua me vdekje dhe dhunës nga tifozët e Barcelonës përmes internetit.

Fitorja 1-0 e vendasve u zgjidh me një gol të Hakan Calhanoglu, por polemikat mbizotëruan pas ndeshjes për një top të prekur me dorë nga Denzel Dumfries në minutat e fundit që nuk u konsiderua e mjaftueshme për rishikimin e VAR.

Trajneri i Barcelonës, Xavi Hernandez e quajti këtë një fyerje dhe padrejtësi, ndërsa mediat spanjolle kanë qenë të ashpra për këtë incident gjatë gjithë ditës.

Disa, si zakonisht, shkuan shumë larg dhe i dërguan mesazhe të dhunshme dhe kërcënuese përmes rrjeteve sociale mbrojtësit të Interit, Alessandro Bastonit.

Ato janë publikuar nga partnerja e tij Camille Bresciani, e cila ka postuar disa nga mesazhet me komentin: “Sa e neveritshme mund të jesh?”.

Mes tyre, mesazhet premtonin t'i thyenin këmbët Bastonit dhe të siguroheshin që ai të mos luante më futboll, ndërsa disa premtuan se do t'i drejtonin armën dhe do ta qëllonin.

Sigurisht që nuk është një atmosferë e mirë që po krijohet, pasi Interi do të udhëtojë drejt Barcelonës të mërkurën e ardhshme për ndeshjen e kthimit që do të luhet në Camp Nou.

 

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco