Zyrtare/ Xabi Alonso është trajneri i ri i Bayer Leverkusenit!

Zyrtare/ Xabi Alonso është trajneri i ri i Bayer Leverkusenit!

19:28, 05/10/2022

Revolucioni te Bayer Leverkusen. Klubi ka shkarkuar trajnerin Gerardo Seoane . Në vend të tij është emëruar Xabi Alonso. Spanjolli ka nënshkruar deri në vitin 2024 me klubin gjerman,

Pas një karriere të madhe si lojtar, 40-vjeçari do të nisë kështu përvojën e tij të parë reale si trajner. Ish-mesfushori i Real Madrid dhe Bayern do të ketë një punë për ta rikthyer këtë ekip në rrugën e duhur, pas startit jo të mirë.

“Klubi i Bundesligës Bayer 04 Leverkusen është ndarë me trajnerin Gerardo Seoane. Zvicerani do të zëvendësohet nga Xabi Alonso, kontrata e të cilit është deri më 30 qershor 2024. Bayer do ta prezantojë zyrtarisht spanjollin 40-vjeçar në një konferencë shtypi në orën 11:30 në BayArena në Leverkusen të enjten më 6 tetor. Kampioni i botës 2010 do të ketë eksperiencën e tij të parë në stolin e një ekipi profesionist, pasi ka drejtuar Real Madrid U13, pastaj ekipin rezervë të Real Sociedad në divizionin e 3-të spanjoll, të cilin ai arriti ta ngrejë në nivelin më të lartë.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco