Drejtoi dikur Tiranën, Ze Maria prezantohet te Parma

Drejtoi dikur Tiranën, Ze Maria prezantohet te Parma

17:48, 05/10/2022

Ze Maria është rikthyer në futbollin italian, duke u bërë pjesë e stafit teknik të Parmës. Është klubi italian që përmes një njoftimi në kanalin zyrtar bën me dije se braziliani do të jetë ndihmës trajner i ri në skuadrat e moshave të këtij klubi.

Një njohje e vjetër për italianët, pasi më parë ai ka luajtur si mbrojtës me fanelën e Parmës. “José Marcelo Ferreira , i njohur si “ Ze Maria” (Oeiras, Brazil, 25 korrik 1973), ka firmosur me klubin si ndihmës trajner për sektorin e moshave. Ze Maria, i cili luajti për Parmën në sezonet 1996-97 dhe 1997-98, grumbulloi 56 paraqitje midis Champions League (Serie A), Champions League dhe Coppa Italia, duke shënuar një gol, është mirëpritur nga i gjithë klubi”, shkruhej në faqen zyrtare të klubit italian.

Kujtojmë që në Shqipëri, Ze Maria ishte për afro 2 sezone në krye të Tiranës, ekip të cilin e drejtoi në Kategorinë e Parë dhe më vonë në Superiore. Tashmë braziliani ka marrë një detyrë të re në kampionatin italian, në klubin e Parmës.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco