Lajmi i fundit

LIVE/ Qytetarët tubim në mbështetje të liderit të opozitës, Sali Berisha

Henry nuk mundi ta besonte arsyen pse nuk u dha penallti për Barçën

Henry nuk mundi ta besonte arsyen pse nuk u dha penallti për Barçën

17:12, 05/10/2022

Pas ndeshjes së mbrëmshme të javës së tretë të Champions League ndërmjet Interit dhe Barcelonës (1:0), kryefjala është penalltia e mohuar për miqtë në minutën e 92-të.

Ousmane Dembele hodhi topin nga krahu i djathtë, Denzel Dumfries reagoi në mënyrë të ngathët dhe ia hoqi topin Ansu Fatit nga koka me dorën e djathtë në zonën e rreptësisë, por arbitri Slavko Vincic nuk foli dhe as kolegët e tij nga salla e VAR-it.

Në studion e CBS Sports pas ndeshjes, në analizën e ndeshjes morën pjesë Thierry Henry, Jamie Carragher dhe Micah Richard, të cilët të gjithë u mahnitën kur kolegia e tyre Christina Unkel u tregoi arsyen pse arbitri slloven nuk e dha penalltinë.

Shpjegimi është se Vincic nuk e ka parë topin me dorë, dhe gjyqtarët nga dhoma e VAR-it “nuk kishin një video të mirë në bazë të së cilës mund të konkludonin se Dumfries kishte prekur një top me dorë”.

Carragher u habit nga ajo që dëgjoi dhe siguroi kolegun e tij dhe gjithë publikun britanik se ishte një penallti e pastër dhe Henry shkoi një hap më tej.

Francezi legjendar u befasua aq shumë sa filloi të përplaste kokën në tavolinë, një skenë që shumë shpejt u bë virale në rrjetet sociale.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco