Lajmi i fundit

LIVE/ Kuvendi në seancë plenare

Ballkani udhëton për në Turqi, nesër sfidon Sivassporin në Conference League

Ballkani udhëton për në Turqi, nesër sfidon Sivassporin në Conference League

10:40, 05/10/2022

Sivasspor është sfida e radhës e FC Ballkanit në Ligën e Konferencës.

Kampioni në fuqi i Kosovës, sot ka fluturuar drejt Turqisë, ku nesër do përballet me skuadrën turke, në kuadër të xhiros së tretë të Ligës së Konferencës.

Pas disfatës kundër Slavia Pragë dhe barazimit me CFR Cluj, skuadra e Ilir Dajës kërkon fitoren e parë në këtë kompeticion evropian.

Klubi nga Suhareka, përmes llogarisë së tij në Facebook, ka konfirmuar se ka udhëtuar për në Turqi.

Ndeshja Sivasspor-Ballkani do të luhet nesër në orën 18:45.

Image

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco