Zyrtare/ S’ka rikthim te Shqipëria, De Biasi rinovon kontratën me Azerbajxhanin

Zyrtare/ S’ka rikthim te Shqipëria, De Biasi rinovon kontratën me Azerbajxhanin

10:07, 05/10/2022

Ish-trajneri i Kombëtares shqiptare, Giani De Biasi, është konsideruar si një nga kandidatët kryesorë për t’u ulur sërish në stolin e kuqezinjve.

Aktualisht ish-tekniku që na kualifikoi në “Euro 2016” është në krye të Azerbajxhanit dhe për t’iu dhënë fund spekulimeve rreth rikthimit në Shqipëri ka menduar vetë italiani, i cili ka vendosur sa i takon të ardhmes së tij.

De Biasi ka zgjedhur që të rinovojë me Azerbajxhanin deri në nëntor të vitit 2023, kur përfundojnë kualifikueset e “EURO 2024”.

Kjo gjë është konfirmuar nga Komiteti Ekzekutiv i Federatës së Futbollit të Azerbajxhanit, duke i besuar italianit edhe një fushatë tjetër kualifikuese.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco