Xavi ia vë fajin arbitrit për humbjen me Interin: Duhet të japë shpjegime

Xavi ia vë fajin arbitrit për humbjen me Interin: Duhet të japë shpjegime

09:41, 05/10/2022

Humbja 1-0 në Milano ka komplikuar rrugëtimin në Champions të Barcelonës, që tani e sheh veten në vendin e tretë me vetëm 3 pikë, ndërsa pas ndeshjes ndaj Interit, Xavi ka drejtuar gishtin nga arbitri.

“Jam i indinjuar me vendimet e arbitrit. Në fillim anulon një gol për prekje me dorë të Ansu Fati, por golin nuk e shënoi ai. Më pas nuk sinjalizoi asgjë në rastin e Dumfries. Nuk e di, por arbitri duhet të japë shpjegime”, deklaroi tekniku katalanas.

Sa i përket ndeshjes, Xavi shfaqi rezerva për mënyrën si e interpretuan ndeshjen të tijtë, sidomos në pjesën e parë, kur Barcelona nuk arriti të godasë asnjëherë rrezikshëm portën e Onanës.

“E kishim përgatitur ndeshjen për të luajtur me 3-4-3, por vuajtëm shumë në pjesën e parë. Na mungoi rimti dhe nuk dilnim dot shpejt, u korrigjuam vetëm në 30 minutat e fundit, por kjo nuk mjaftoi, edhe për faj të arbitrit të ndeshjes”, u shpreh Xavi.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco