Ndeshjet e sotme të Champions League, Broja kundër Milanit

Ndeshjet e sotme të Champions League, Broja kundër Milanit

09:25, 05/10/2022

Sonte, Championsi do të zhvillojë 8 ndeshje të tjera të fazës së grupeve, të cilat premtojnë spektakël dhe surpriza.

Në orën 18:45, do të luhen takimet Leipzig-Celtic dhe Salzburg-Dinamo Zagreb.

Në orën 21:00, vëmendja totale do të jetë te Chelsea i Armando Brojës, të cilët do të sfidojnë shtatë herë fituesit e Ligës së Kampioneve, Milanin, në stadiumin “Stamford Bridge” të Londrës.

Juventusi do të presë në stadiumin “Allianz” izraelitët e Makabi Haifës, ndërsa Reali i Madridit do të luajë në “Santiago Bernabeu” ndaj Shaktar Donjetsk.

Ndeshjet e tjera janë: Benfica-PSG, Manchester City-Copenhagen, Sevilla-Dortmund.

Image

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco