Calhanoglu: Dhamë maksimumin, e merituam

Calhanoglu: Dhamë maksimumin, e merituam

08:59, 05/10/2022
Interi mposhti minimalisht 1-0 skuadrën e Barcelonës në “Guiseppe Meaca” në takimin e tretë të fazës së grupeve në Champions League.
 
Një fitore që tashmë i pozicionon zikaltrit në vendin e dytë në grupin C me 6 pikë, duke lënë pas katalanasit e Xavi Hernandez.
 
Pa diskutim, heroi i kësaj fitore për italianët ishte Hakan Calhanoglu, i cili shënoi nga distanca një supergol për t’iu dhuruar kështu “Nerrazzurëve” 3 pikët.
 
“Ishte shumë e rëndësishme edhe për ne sot. Duhet të jepnim një sinjal edhe për tifozët që kur humbëm ndeshjen e fundit ata ishin pranë nesh. Sot na dhanë një dorë të shkëlqyer. Ne e merituam fitoren.
 
Ishte e rëndësishme të shënoja sot. Isha jashtë për tre javë. Punova shumë për t’u rikthyer”, ka deklaruar turku.
 
A mund ta kaloni raundin në këtë grup të vështirë? “Duhet të jemi të qetë dhe të mendojmë lojë pas loje”, përfundoi mesfushori zikaltër.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco