Aleksander Ceferin nuk ka rivalë, me gjasa do të mbetet president i UEFA-s

Aleksander Ceferin nuk ka rivalë, me gjasa do të mbetet president i UEFA-s

22:33, 04/10/2022

Slloveni Aleksander Ceferin me gjasë do të marrë një mandat të tretë si president i Shtëpisë së Futbollit Evropian (UEFA), duke qenë se aktualisht nuk ka asnjë kundërshtar për atë post.

Ceferin u bë kreu i UEFA-s në shtator të vitit 2016 dhe në atë post ai zëvendësoi Michel Platinin, të cilit më pas iu ndalua të punonte në futboll për shkak të korrupsionit.

Pas kësaj, avokati nga Lubjana u rizgjodh në shkurt të vitit 2019 si president i UEFA-s dhe gjatë mandatit të tij fokus të veçantë i kushtoi uljes së dallimit mes klubeve të pasura dhe të varfra, edhe pse nga ky këndvështrim nuk ia doli.

Gjithashtu, ai ishte kundërshtari më i madh i Superligës Evropiane, të cilën klubet më të pasura dhe më të fuqishme të Evropës donin ta themelonin dhe në fund ia doli t'i kundërvihej dhe ndalonte me kërcënime formimin e kësaj gare.

Mediat evropiane shkruajnë se zgjedhjet e ardhshme në UEFA janë caktuar për 5 prill në Kongresin në Lisbonë dhe se pothuajse të gjitha federatat evropiane e kanë mbështetur Ceferinin dhe se ai me siguri do të mbetet president i UEFA-s.

Në fund, pritet që slloveni të mos ketë kundërshtarë dhe të fitojë njëzëri mandatin e tretë për të drejtuar futbollin evropian në të ardhmen.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco