Reagimi i Ronaldos u bë hit pasi pa stemën e rivalit të Cityt në tunel

Reagimi i Ronaldos u bë hit pasi pa stemën e rivalit të Cityt në tunel

21:22, 04/10/2022

Ylli më i madh i Manchester United, Cristiano Ronaldo, ka treguar sërish se sa shumë i respekton rivalët e tij me një lëvizje pasi pa stemën e Manchester Cityt në parket në tunelin Etihad.

Ronaldo, i cili nuk luajti në derbin mes United dhe Cityt të dielën, në një moment para fillimit refuzoi të shkelte stemën e klubit rival brenda ambienteve të Etihad.

Portugezi në momentin e fundit pa që stema e Manchester Cityt ishte nën këmbë dhe më pas reagoi shpejt dhe disi arriti ta anashkalonte, edhe pse tashmë kishte nisur të hidhte një hap.

Sigurisht, ky reagim u bë shpejt hit në rrjetet sociale dhe tifozët neutralë, por edhe tifozët e Cityt, e kanë komplimentuar Ronaldon për gjestin në rrjetet sociale. Edhe pse për disa është një gjë e vogël, kjo lëvizje ndryshe vlerësohet shumë në futbollin anglez dhe publiku i jep rëndësi të madhe.

 

 

Pikërisht në duelin mes Manchester Cityt dhe Manchester United-it pamë një lëvizje të shëmtuar nga një prej lojtarëve të Djajve të Kuq katër vite më parë. Mesfushori Ander Herrera pështyu mbi stemën e Cityt, duke tërhequr zemërimin e publikut dhe tifozëve nga pjesa blu e Manchesterit.

Kujtojmë se para se të kthehej te Manchester United, Ronaldo ishte i lidhur me një transferim te City, por marrëveshja nuk u finalizua kurrë. Portugezi gjithmonë e ka vlerësuar forcën e skuadrës së Pep Guardiolës.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco