Bayern mposht lehtësisht Plzen në Champions League, kualifikimi një hap larg

Bayern mposht lehtësisht Plzen në Champions League, kualifikimi një hap larg

20:56, 04/10/2022

Skuadra e Bayernit ka mposhtur Viktoria Plzen në ndeshjen e javës së tretë të fazës së grupeve të Ligës së Kampionëve me rezultat 5-0 dhe kështu arriti triumfin e tretë në po aq ndeshje të luajtura në grupin ku Interi dhe Barcelona përballen mbrëmjen e sotme.

Bayern e hapi shkëlqyeshëm ndeshjen dhe kaloi në epërsi në minutën e shtatë me anë të Sane 1-0, e menjëherë pas kësaj, në minutën e 13-të, Gnaby shënoi golin e dytë për ekipin e tij dhe kështu i dha një avantazh të madh.

Mane u sigurua që Bayern të mos kishte probleme në këtë ndeshje me një gol në minutën e 21-të dhe në fund të pjesës së parë, Bayern arriti të shënonte një tjetër gol përmes Musialës në minutën e 36-të, por ai u anulua pas ndërhyrjes së VAR-it për pozicion jashtë loje.

Golin e katërt për Bayernin e shënoi Sane në minutën e 51-të, ndërsa finalen 5-0 e shënoi Choupo-Moting në minutën e 59-të.

Rezultati nuk ndryshoi deri në fund të ndeshjes dhe Bayern arriti kështu fitoren e tretë në po aq ndeshje të luajtura në fazën e grupeve të Champions League.

Nga ana tjetër, kjo është humbja e tretë për Plzen. Interi dhe Barcelona do të takohen sonte në Milano në ndeshjen e dytë të këtij grupi.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco